“I qoftë dheu i lehtë”, demokrati nuk gjen emrin në listë, por voton dhe gris “kartën e Bashës”

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2021, 11:50 | Politikë
“I qoftë dheu i lehtë”, demokrati nuk gjen emrin në

Një prej anëtarëve të Partisë Demokratike në Korçë deklaroi se edhe pse është anëtar që prej viteve ‘90, kur u krijua Partia Demokratike, nuk ka gjetur emrin në listat e votime për shkarkimin e Lulzim Bashës dhe as në zgjedhjet për kryetar para 4 muajsh. Sot, ai ka votuar dhe më pas ka grisur kartën e anëtarësisë të marrë nga Lulzim Basha.

“Jam anëtar që prej viteve ‘90, kur u krijua Partia Demokratike dhe nuk e kam gjetur emrin në listat votuese të Partisë Demokratike. Kam kontribuar edhe në PD, për të marrë teserën e Partisë. Nuk e kam gjetur emrin, as para 4 muajsh për votimin e kryetarit të PD-së. Sot, kam votuar se kam patsur kartën që ma ka dhënë Lulzim Basha, nuk di si mund t’ia bëj kësaj karte, se Lulzim Basha nuk ekziston më. Prandaj dhe kësaj karte, i qoftë dheu i lehtë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos