
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili ndodhet në ambientet e Pallatit të Kongreseve ku po zhvillohet mbledhja e Kuvendit Kombëtar, të thirrur nga Lulzim Basha, ka treguar për mikrofonin e A2 CNN se si do të zhvillohet procesi i votimit.
“Votimi do të bëhet me kartë, secili prej delegatëve do të konfirmojë pjesëmarrjen e vet te tavolinat e përcaktuar sipas qarqeve, përveç delegatëve. Do të tërheqë një karton për pro ose kundër. Ka, përveç delegatëve, edhe anëtarë që mund të jenë në sallë, por nuk kanë të drejtën e votimit. Verifikimi do të kryhet dhe secili delegat do të marrë një karton në dorë që do të numërohet në sallë nga stafi i PD-së”. (A2 Televizion)