Bylykbashi: Basha e mbyll përfundimisht sot drejtimin e PD. Kuvendi i sotëm pavlerë dhe me financim të dyshimtë

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2021, 10:46 | Politikë
Bylykbashi: Basha e mbyll përfundimisht sot drejtimin e PD. Kuvendi i

Lulzim Basha e mbyll sot përfundimisht historinë e drejtimit me PD-në. Kështu u shpreh nga Durrësi, deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, për A2 CNN, sipas të cilit, PD-ja drejtohet nga kuvendi dhe komisioni i përkoshëm i rithemelimit, ndërsa Basha është një deputet dhe anëtar i thjeshtë i saj.

“Basha është i shkarkuar, PD-ja drejtohet nga Kuvendi Kombëtar i cili mori vendimin që të qëndrojë deri më 22 mars 2022 dhe komisioni i përkohshëm i rithemelimit të PD-së. Basha është shkarkuar, është deputet dhe anëtar i PD-së. Dhe sot është referendumi për ratifikimin e shkarkimit të Bashës. Basha sot e mbyll përfundimisht historinë e drejtimit me PD”.

Bylykbashi thekson se demokratëve nuk u duhet kulti i individit, por një lidership që i çon drejt fitores.

Demokratëve nuk u duhet kulti i individit, demokratët duan një lidership të ri që çon drejt fitores. Do të largohet Basha. Basha centralizoi pushtetin edhe pse humbiste, vazhdonte të pretendonte se ishte figura e vetme. PD-ja ka burime të jashtëzakonshme dhe ishte bërë pengesë për të”.

Largimi i zotit Berisha nga grupi parlamentar ishte ajo që hapi zinxhirin e zhvillimeve në PD, shprehet Bylykbashi, i cili shton se kjo do të çojë në demokratizmin e partisë. Ndërsa mbledhjen e kuvendit të thirrur nga Basha në Pallatin e Kongreseve e quan të pavlerë dhe financimin e tij të dyshimtë.

“Ajo që u inetreson demokratëve është angazhimi i tij, jo vetëm si lider historik, por edhe me një fuqi që askush nuk e ka, si dhe për të hapur mundësinë për lidership në të ardhmen. Të gjitha motivet janë të mira për forcë fituese, kurse me Bashën jemi të humbur. Basha nuk është kryetar, është i pavlerë grumbullimi që bën sot në Pallatin e Kongreseve në mungesë vizioni kur anëtarësia po shkon në drejtim të kundërt me të. Paratë me të cilat financohet ai aktivitet me regji qëndrore janë të dyshimta. Statuti i korrikut dhe ai që do të miratohet sot, nuk e njeh zotin Basha kryetar. Sot janë anëtarët që po votojnë dhe një individ nuk ka të drejtë të anulojë votën e atyre që do të votojnë sot. Kështu që Basha e ka humbur këtë betejë dhe nuk mund të jetë ai që vret votën e anëtarëve, por do të hyjë në histori si ai që desh të vriste votën e anëtarëve dhe demokracisë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos