
Në futbollin e femrave në Argjentinë është regjistruar një ngjarje e paprecedentë.
Klubi i kampionatit elitar Vila San Karlos prezantoi blerjen e re, Mara Gomez. Lajmi bëri bujë për faktin se bëhet fjalë për lojtaren e parë transgjinore që bashkohet me një skuadër të nivelit të lartë.
Klubi njoftoi se sulmuesja nuk do të firmosë kontratë, edhe sepse merkato hapet në datën 15 mars, por thjesht do t’i shtohet kontingjentit.
Më parë, futbollistja transgjinore ishte aktivizuar në ligat rajonale të Argjentinës, ku ishte golashënuesja e kampionatit dhe ka fituar dy tituj kampionë. (A2 Televizion)