Pasojat e derbit, në prag të miqësores së yjeve...me stola të thyer

Nga A2 CNN
9 Janar 2020, 11:26 | Futboll

Pasojat e “sfidës së përjetshme” janë ende të pranishme në stadiumin e ri kombëtar. Spektakli në fushë dhe ai në tribuna nga  derbi Partizani-Tirana la pas edhe disa stola të thyer.

Kur ka kaluar një muaj, stadiumi me i ri dhe me modern në vend ka ende shenjat e asaj sfide. Klubet u dënuan secili nga disiplina me 200 mijë lekë të reja gjobë si edhe detyrimin për të dëmshpërblyer stolat e thyer.

https://a2news.com/video/buzeqeshi-jetes-ndeshja-e-yjeve-te-premten-ne-stadiumin-e-ri-kombetar/

Por kur kanë mbetur vetëm pak orë nga ndeshja e yjeve, turneu ndërmjet veteranëve të Shqipërisë, Italisë kampione bote në vitin 2006, Greqisë kampione e  Europës të 2004-s dhe Turqisë së vendit të tretë në Botërorin 2002, dëmtimet mbeten ende të dukshme.

Stola të dëmtuar në "Arenën Kombëtare"

Më e dëmtuar është tribuna jugore, Vasillaq Zëri, aty ku ishin pozicionuar Tirona Fanatics. Festa për triumfin e parë në derbi pas afro gjashtë viteve mund ta justifikojë disi dëmtimin e stolave. Ashtu sikurse në një dasmë lejohet të thyhen disa pjata, shprehja mund t’i shkonte për shtat edhe derbit, por fakti është se stolat ende nuk janë riparuar.

https://a2news.com/2020/01/05/miqesorja-e-bamiresise-zbulohet-lista-e-kombetares-kuqezi-te-veteraneve/

Dëmet mbeten aty, të dukshme, duke e prishur disi imazhin e impiantit në prag të një tjetër evenimenti madhor për futbollin shqiptar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos