I sekuestrohen apartamentet në Pogradec dhe Tiranë çiftit “mashtrues” italo-shqiptar

Nga A2 CNN
8 Korrik 2019, 15:23 | Kronikë
I sekuestrohen apartamentet në Pogradec dhe Tiranë çiftit

Kishin investuar në apartamente dhe dyqane në Pogradec dhe Tiranë, me një vlerë që tejkalon 1 milion eurot. Por burimet e financimit ishin më se të dyshimta, ashtu si e kaluara e çiftit italo-shqiptar që po hetohet nga forcat e rendit.  

Shtetasja A.D. dhe italiani F.C. ishin të njohur nga policia italiane, dhe Gjykata e Comos i kishte proceduar me akuzat e mashtrimit financiar, falsifikimit dhe shitjes së produkteve false, duke i sekuestruar rreth 2 milionë e 300 mijë euro në vendin fqinj.

Por çifti me lekët e aktivitetit të paligjshëm kishte blerë edhe shumë prona të padeklaruara në Shqipëri, disa prej të cilave ishin në emër të së ëmës pensioniste të shqiptares së akuzuar.

Bëhet fjalë për 2 apartamente në Pogradec (175 m2), 4 në Tiranë (420 m2) dhe një dyqan me sipërfaqe 106.5 m2, me vlerë rreth 1 milionë euro.

Autoritetet po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit të paligjshëm të këtyre personave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos