Vdes pushuesi nga Bosnja në plazhin e Durrësit

Nga A2 CNN
8 Korrik 2019, 12:20 | Kronikë
Vdes pushuesi nga Bosnja në plazhin e Durrësit

Një pushues nga Bosnja ka ndërruar jetë mesditën e sotme, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Policia ka bërë të ditur se rreth orës 11:45, në lagjen nr.13,Durrës, shtetasi F.M., rreth 70 vjeç, banues në Bosnje, është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë.

Ai është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë.

Nga të dhënat e para dyshohet se 70-vjeçari ka pësuar arrest kardiak. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/06/24/viktima-e-katert-ne-plazhin-e-durresit-humb-jeten-75-vjecari/

A2 CNN Livestream

Latest Videos