Mbyllet numërimi i votave për kreun e PD në dy bashki, Tepelena voton Bashën, Selenica Shehajn

Nga A2 CNN
13 Qershor 2021, 19:41 | Politikë
Mbyllet numërimi i votave për kreun e PD në dy bashki, Tepelena

Rreth 30 minuta ka zgjatur procesi i numërimit të votave për kryetarin e ri të Partisë Demokratike në Selenicë të Vlorës.

Bëhet e ditur se Agron Shehaj ka marrë 119 vota, Lulzim Basha 102 vota, ndërsa Harxhi dhe Kadilli vetëm nga një votë.

Numërimi i votave është mbyllur edhe në Tepelenë, ku Basha ka marrë 96 vota, Shehaj 46 vota, Harxhi 5 dhe Kadilli 3 vota.

Ndërkohë, procesi i numërimit të votave është duke vijuar në të gjitha qendrat e numërimit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/13/mbyllet-procesi-i-votimit-per-zgjedhjen-e-kreut-te-partise-demokratike/

A2 CNN Livestream

Latest Videos