
Matthew Perry u fotografua pak ditë më parë në Manhatan të Nju Jorkut me flokë të shpupurisur, me rroba të gjera, me një shenjë në faqen e djathtë dhe thonj të paprerë.
Aktori i famshëm me rolin e Chandler në serialin “Friends” krijoi shqetësim te fansat e tij, por ai vetë vendosi që t’i qetësonte ata me humorin me të cilin i ka bërë të qeshin përgjatë viteve.
Në Twitter, 49-vjeçari shkroi: “Do të bëj manikyr këtë mëngjes. Nuk ka problem apo jo? E bëjnë edhe burrat”.
Matthew Perry ka pasur probleme me varësinë ndaj drogës dhe ka vuajtur nga depresioni vitet e fundit. (A2 Televizion)