Rita anulon koncertin pas problemit shëndetësor, mjekët i këshillojnë pushime

Nga A2 CNN
19 Qershor 2019, 18:41 | Showbiz

Rita Ora është detyruar të anulojë koncertin e saj, i cili ishte parashikuar të mbahej në Festivalin e Solsticit në Islandë, e detyruar nga problemet shëndetësore.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rita ka bërë të ditur se mjekët i kishin këshilluar të pushonte pas një infeksioni në gjoks, një problem i cili e kishte shqetësuar edhe më parë.

“Jam shumë e trishtuar që ju kam zhgënjyer të gjithë ju që do të merrni pjesë në Festivalin e Solsticit në Islandë. Kam pasur një infeksion të rikthyer në gjoks dhe mjekët më kanë këshilluar të marrë disa kohë pushim”, ka shkruar Rita Ora në Instagram.

Koncerti i fundit i Rita Orës ishte të dielën e kaluar në stadiumin e Chelsea-t në Londër, Stamford Bridge, ku të pranishëm ishin më shumë se 40 mijë persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos