Me flokë të pakrehur dhe thonj të paprerë, ylli i “Friends” nuk njihet

Nga A2 CNN
21 Qershor 2019, 09:37 | Showbiz

Matthew Perry është fotografuar në publik për herë të parë pas dy vitesh dhe duket se problemet e tij shëndetësore ende nuk janë zgjidhur.

Aktori 49-vjeçar, i bërë i njohur si Chandler në serialin “Friends”, ka pasur probleme me varësinë ndaj drogës dhe depresionin, dhe nga fotot e fundit shihet se nuk e ka marrë veten akoma.

Perry u fotografua në Manhatan të Nju Jorkut, me flokë të shpupurisur, me rroba të gjera dhe me një shenjë në faqen e djathtë. Gjithashtu, në foto duken qartë duart e fryra dhe thonjtë e paprerë.

Pamja e jashtme e Matthew Perry është shumë në kontrast me ish-protagonistët e tjerë të “sitcom”-it Friends, Courtney Cox dhe Jennifer Aniston, të cilat u fotografuan me bikini në Meksikë. Të dyja aktoret kanë mbetur mikesha të mira që kur seriali u mbyll në vitin 2004 dhe gëzojnë një formë shumë të mirë fizike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos