Elton John u nderua me çmimin “Legjioni i nderit” nga presidenti francez Emmanuel Macron, çmimi më i lartë francez për civilët.
Çmimi iu akordua këngëtarit britanik për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin në luftën kundër HIV/AIDS. Vetë 72-vjecari falenderoi Francën për organizimin e konferencës së 3 për Financimin Global kundër SIDA-s, tuberkulozit dhe malaries, që do të mbahet në Lion më 9 dhe 10 tetor të këtij viti.

Prej konferencës së fundit mbajtur në 2016 në Kanada, janë mbledhur më shumë se 12 mld dollar. Elton John i është dedikuar kësaj kauze që prej vitit 1993 dhe çdo festë pas çmimeve Oskar, që njihet si “Vanity Fair Party”, ai ka mbledhur më shumë se 200 milionë dollar. (A2 Televizion)