I tregon pa dashje në telefon policisë “shtëpinë e barit”, arrestohet

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2020, 11:47 | Bota
I tregon pa dashje në telefon policisë “shtëpinë e

Një i dyshuar si shitës droge, që u përpoq të përdorte Google Translate në telefonin e tij, për të komunikuar me policinë që e kishte ndaluar, iu tregoi gabimisht efektivëve një plantacion të madh me bimë kanabisi.

Policia kishte ndaluar një Mercedes të zi në një urë në Sunderland të Britanisë dhe efektivët filluan të dyshonin menjëherë pasi kishin ndjerë një aromë të fortë kanabisit.

Policia e Northumbria tregon se një prej personave në makinë, që nuk e kishte anglishten gjuhë të parë, hapi  telefonin për të shpjeguar policinë përmes Google Translate.

Por, për fatin e tij të keq ndërsa hapte telefonin ai i bëri “play” një videoje ku shfaqej një serë e madhe kanabisi.

Policia i arrestoi menjëherë dhe pas kontrolleve në një fshat në Easington Lane zbuloi një fermë kanabisi ku ishin kultivuar 600 rrënjë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos