
"Tani është koha të kthejmë faqe, ashtu si kemi bërë përgjatë historisë".
Joe Biden, së shpejti presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, iu drejtua kombit me një fjali për demokracinë dhe zgjedhjet e lira.
“Flaka e demokracisë u ndez në vendin tonë shumë kohë më parë dhe tani e dimë, se asgjë, madje as një pandemi apo abuzimi i pushtetit nuk mund ta shuajë këtë flakë”, u shpreh Biden.
Fjalimi erdhi pas certifikimit të fitores nga Kolegji Zgjedhor. Të ashtuquajturit, zgjedhësit e secilit shtet njoftuan votat e tyre elektorale të hënën. Në fund, ishte Kalifornia që e çoi Biden përtej 270 votave të nevojshme.
Masa të rrepta sigurie u ndërmorën në disa shtete përfshirë Miciganin dhe Xhorxhian para votimit të së hënës. Në Miçigan, një shtet kyc të cilin Biden e fitoi, zyrat legjislative në kryeqytetin Lansing u mbyllën për shkak të kërcënimeve për dhunë.
Sipas sistemit amerikan, qytetarët hedhin votën e tyre për të ashtuquajturit “zgjedhësit”, të cilët nga ana e tyre votojnë zyrtarisht për kandidatët disa javë pas zgjedhjeve. Mes zgjedhësve në shtetin e Nju-Jorkut, ishin edhe çifti Hilary dhe Bill Clinton. (A2 Televizion)