Dënohet me vdekje vrasësi serial i “Twitter”

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2020, 09:12 | Bota
Dënohet me vdekje vrasësi serial i “Twitter”

Një gjykatë në Japoni vendosi të dënojë me vdekje një burrë i cili u shpall fajtor për vrasjen e 9 personave, të cilët i kontaktonte përmes rrjeteve sociale.

Takahiro Shiraishi, i njohur tashmë me nofkën “Vrasësi i Twitter”, u arrestua në vitin 2017, pasi pjesë trupash të njerëzve të ndryshëm u gjetën në apartamentin e tij.

Ai u shpall fajtor në muajin tetor për vrasjet, akuza të cilat Shiraishi i pranoi të gjitha si të drejta. Pjesa e madhe e viktimave të tij ishin vajza të reja.

30-vjeçari dyshohet se përdorte Twitter-in për të joshur vajza në depresion për të shkuar në shtëpinë e tij ku iu thoshte se ai mund t’i ndihmonte të vdisnin dhe në disa raste premtonte se do të vetëvritej pranë tyre.

Avokati i tij u përpoq të rrëzonte disa nga akuzat, duke thënë se viktimat kishin dhënë dakordësinë e tyre për t’u vrarë, por Shiraishi e kundërshtoi atë duke thënë se i kishte vrarë pa marrë miratim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos