
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pritur zyrtarizimin nga Kolegji Zgjedhor për të uruar Joe Biden, për fitoren në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kremlini ka publikuar një deklaratë për shtyp, në të cilën thuhet se Putin shpreson të bashkëpunojë me presidentin e ri Biden, dhe bën thirrje që SHBA-ja dhe Rusia të lënë pas mosmarrëveshjet dhe dallimet e tyre për të bashkëpunuar për një botë më të sigurt.
Presidenti rus ishte një ndër liderët e fundit të shteteve të mëdha që nuk e kishte uruar presidentin e zgjedhur të SHBA-së, madje shumë zyrtarë në Rusi kishin kritikuar më herët edhe procesin zgjedhor në Amerikë. (A2 Televizion)