I vë zjarrin ndërtesës, më pas nis të qëllojë banorët që po largoheshin

Nga A2 CNN
28 Gusht 2022, 20:15 | Bota

Një ngjarje e rëndë në ndodhur në orët e para të së dielës në Houston të SHBA-ve, ku të paktën 4 persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa disa të tjerë janë plagosur.

CNN shkruan se një person i veshur me të zeza i vuri zjarrin një ndërtese, ndërsa sapo qytetarët nisën të dalin prej saj, ai i qëlloi me armë zjarri.

Shefi i policisë së Houston, Troy Finner, tha se ngjarja ishte raportuar nga banorët, të cilët fillimisht kishin telefonuar policinë për një person të dyshuar, më pas për zjarr dhe në fund për të shtëna me armë.

Mes viktimave ishte edhe autori i dyshuar i kësaj ngjarje, i cili sipas Finner, është qëlluar në bodrumin e një ndërtese për vdekje nga një prej efektivëve të policisë.

Shkaqet e ngjarjes së rëndë janë të paqarta, ndërsa po hetohet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos