Po pozonte në ditën më të bukur të jetës… e vret rrufeja

Nga A2 CNN
28 Gusht 2022, 12:57 | Bota
Po pozonte në ditën më të bukur të jetës… e

Një burrë humbi jetën pasi u godit nga një rrufe ndërsa po dilte foto me të dashurën e tij me rastin e fejesës, në një vend turistik në Kinë.

Ngjarja e trishtë u regjistrua në malin e Dragoit në Jade që ndodhet në provincën e Junanit.

Burri, me emrin Ruan humbi jetën menjëherë, ndërsa një grup fotografësh po përpiqeshin të memorizonin në foto fejesën e tij.

Përpara ngjarjes autoritetet lokale kishin nxjerrë një lajmërim për qytetarët të tregonin kujdes për shkak të stuhisë që po afronte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos