OKB: Të ndalet dhuna në Libi, përleshje me fraksioneve politike, viktima e të plagosur

Nga A2 CNN
28 Gusht 2022, 14:27 | Bota
OKB: Të ndalet dhuna në Libi, përleshje me fraksioneve politike,

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka kërkuar ndaljen e menjëhershme të dhunës në Libi, pas përleshjeve vdekjeprurëse mes fraksioneve politike në kryeqytetin Tripoli. 

Të paktën 23 vetë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve të së shtunës, sipas ministrisë së Shëndetësisë. Mes viktimave raportohet të jetë edhe komediani Mustafa Baraka.

Libia ka qenë e zhytur në kaos që prej revoltës së mbështetur nga NATO në vitin 2011, që solli rrëzimin e udhëheqësit Muamar Gadafi. Por pavarësisht kësaj, vendi ka shijuar një periudhe relativisht të qetë përgjatë dy viteve të fundit.

Të shtunën, forcat e armatosura të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht, u përpoqën të sprapsnin një autokolonë të milicive besnike të Fathi Bashagha, njeriu i cili njihet si kryeministër nga një parlament rival në lindje të vendit.

Pati raportime për shkëmbime zjarri dhe shpërthime në disa zona të kryeqytetit ndërsa tym i zi u pa të ngrihej në qiell. Shërbimet e emergjencës thanë se një numër spitalesh ishin goditur dhe se dhjetëra qytetar u evakuan nga zonat pranë luftimeve.

Misioni i OKB në Libi bëri të ditur se përleshjet kishin përfshirë bombardime të shkallës së mesme deri të lartë në lagje të banuara dhe kërkoi armëpushim të menjëhershëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos