
Policia ka arrestuar një 21-vjeçar, i dyshuar për vendosje eksplozivi në një objekt privat në ndërtim, në Shëngjin, ngjarje që ka ndodhur në nëntor të vitit 2020.
I arrestuari është shtetasi me inicialet A.S., banues në Fushë-Krujë.
Më 11 nëntor të dy viteve më parë, 21-vjeçari, në bashkëpunim me një tjetër person, ka vendosur lëndë shpërthyese në një subjekt privat, në pronësi të shtetasit L. Gj., ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. (A2 Televizion)