
Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e një shqiptari dhe një italiani, të cilët ishin në kërkim ndërkombëtar.
Të arrestuarit janë Bledar Bedini (Imami), 51 vjeç, banues në Tiranë, të cilin Gjykata e Apelit Milano e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale “Trafik narkotikësh”, dhe Alessandro Amorosi, 34 vjeç, banues në Itali. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Solothurn, Zvicër, kanë lëshuar urdhërarresti ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi drogat”, parashikuar nga Kodi Penal i Zvicrës.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane dhe zvicerane, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve. (A2 Televizion)