I “zhdukur” prej 3 javësh, rishfaqet në publik Kim Jong Un

Nga A2 CNN
2 Maj 2020, 08:55 | Bota

Media shtetërore e Koresë së Veriut ka raportuar se Kim Jong Un është rishfaqur në publik, pas 3 javësh mungese, mes lajmeve që hodhën dyshime edhe për një ndarje nga jeta të liderit të Koresë komuniste.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Koresë së Veriut, (KCNA) Kim u shfaq duke përuruar një fabrikë të plehrave kimike, ku mbajti edhe një fjalim të shkurtër. KCNA publikoi gjithashtu edhe një fotografi të Kim, duke prerë shiritin, së bashku me motrën e tij Kim Yo-jong.

Pikëpyetjet për shëndetin e Kim u ngritën pasi ai mungoi në festën e madhe që zhvillohet më 15 prill në Korenë e Veriut, e cila është ditëlindja e gjyshit të tij.

Ndërkohë, nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk ka pasur një koment. “Nuk preferoj të komentoj ende për Kim Jong Un. Do të kem diçka për të thënë për të në kohën e duhur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos