Ibrahimoviç i lejon vetes një makinë 1.5 milionë euro për ditëlindje

Nga A2 CNN
5 Tetor 2019, 21:07 | Futboll
Ibrahimoviç i lejon vetes një makinë 1.5 milionë euro

Zlatan Ibrahimoviç vijon t’i bëjë gjërat e mëdha dhe të ekzagjeruara, kësaj radhe edhe për ditëlindje. Për të festuar 38 vjetorin e lindjes, gjigandi suedez ka vendosur t’i bëjë vetes një dhuratë të veçantë.

Bëhet fjalë për një makinë Ferrari Monza SP2 me edicion të limituar, e cila kushton rreth 1.5 milionë euro.

View this post on Instagram

Happy Birthday to Zlatan

A post shared by Zlatan Ibrahimović (@iamzlatanibrahimovic) on

“Gëzuar ditëlindjen Zlatan”, shkruan sulmuesi në Instagram, duke postuar dhe foton e makinës së veçantë, e cila tashmë ndodhet në garazhin e tij.

Aktualisht si kjo makina janë vetëm 499 ekzemplarë në të gjithë botën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos