
Liverpool ka vijuar serinë e fitoreve në Premier League duke regjistruar fitoren e 8 në 8 ndeshje të luajtura. Viktima e radhës për “The Reds” kësaj radhe ishte ekipi i Leicester, i cili po tregon një formë të mirë këtë sezon dhe renditet i treti në klasifikimin e përgjithshëm.
Ekipi i Kloop e mbylli në avantazh pjesën e parë 1-0 falë një goli të Mane në minutën e 40. Në pjesën e dytë vendasit i neglizhuan “Dhelprat” të cilat me dinakëri organizuan një kundërsulm në minutën e 80 të takimit nga i cili erdhi dhe goli i barazimit me Maddison.
Minutat e fundit Liverpool shtoi forcat në sulm për të kërkuar fitoren dhe në sekondat e fundit të shtesës vjen dhe një penallti në favor të tij e cila u shndërrua në gol nga Milner.
Miqtë e kundërshtuan ashpër vendimin e arbitrit kryesor dhe në mbyllje të ndeshjes pati dhe përplasje mes lojtarëve të dy skuadrave. (A2 Televizion)