Ibrahimovic nuk di të ndalet, rinovon dhe për një sezon me Milanin

Nga A2 CNN
19 Korrik 2022, 12:50 | Futboll
Ibrahimovic nuk di të ndalet, rinovon dhe për një sezon me

Tashmë është zyrtare. Zlatan Ibrahimovic nuk di të ndalet. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Milani njoftoi tifozët kuqezi për nënshkrimin e rinovimit të kontratës me shtatlartin suedez.

40-vjeçari ka firmosur një marrëveshje që do e mbajë të lidhur me ngjyrat kuqezi deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Ai do të përfitojë një pagë simbolike prej 1,5 milionë eurosh në sezon, megjithatë do të ketë bonuse të shumta lidhur me objektivat dhe arritjet e klubit.

Zlatan Ibrahimovic, në tetor të këtij viti, mbush 41 vjeç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos