
Zlatan Ibrahimovic mbetet i dëmtuar prej startit të sezonit dhe po vijon fazën e rehabilitimit.
Për këtë arsye, sulmuesi nuk do t’i përgjigjet ftesës së përfaqësueses së Suedisë. Vendimi i trajnerit Andersson, për ta grumbulluar 40-vjeçarin për sfidat kualifikueset të Botërorit me Kosovën dhe Greqinë, u shoqërua me debate.
Megjithatë, pas takimit të stafit mjekësor të Milanit, me mjekët e Suedisë, u vendos që Ibrahimovic të qëndrojë në Itali për të vijuar periudhën e rikuperimit. Për shkak të operacionit në gju, Zlatan nuk luajti as në Euro 2020. (A2 Televizion)