“Në botën e Zlatan nuk ka vend për racizëm”. Kështu reagoi sulmuesi i Milanit pas përplasjes kokë më kokë me gjigantin e Interit, Lukaku, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë, ku zikaltrit triumfuan 2-1.
Fjalët mes dy sulmuesve ishin të shumta pas përplasjes dhe disa akuzuan suedezin për racizëm, por reagimi nuk vonoi nga 39-vjeçari.
“Ne jemi të gjithë të së njëjtës racë, të gjithë të njëjtë. Ne të gjithë jemi lojtarë dhe disa janë më të mirë se të tjerët”, shtoi Ibra në postimin e tij, ndërsa bashkëngjitur ndau edhe një video. (A2 Televizion)