Përplasen fizikisht gjigantët në derbi, Lukaku i "tërbuar" ndaj Ibrës

Nga A2 CNN
26 Janar 2021, 22:08 | Futboll

Luhet gjysmëfinalja e Kupës së Italisë, por çka është më e rëndësishme luhet derbi i Milanos. Por në minutat e fundit të pjesës së parë, një duel titanësh i paparë shpërtheu në San Siro. Pas një aksioni të Interit në sulm, disa përplasje të Lukakut me lojtarët milanistë kaloi në përplasjen fizike midis dy simboleve të ekipit, pikërisht sulmuesit belg dhe yllit kuqezi Zlatan Ibrahimovic, që me një magji kishte kaluar Milanin në avantazh.

Përballja mes të dyve zgjati disa minuta, ku shokët tentonin t’i ndanin, por më kot. Lukaku dukej më i nervozuari, ndërkohë që suedezi më shumë dukej sikur po tallej dhe bënte batuta.

Dy sulmuesit kanë qenë edhe shokë ekipi në Angli, me fanellën e Manchester United, por mesa duket nuk ka shumë miqësi mes tyre.

Në fillim të pjesës së dytë, gjakrat ishin ulur mes të dyve, edhe pse Ibrahimovic mori karton të kuq për shumë faulle. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos