
Kampionati anglez i futbollit ka tashmë një kryesues të ri. Manchester City rikthehet fuqishëm në garën për titullin kampion duke i marrë vendin e parë pikërisht rivalëve të United.
Skuadra e Pep Guardiolës është e pandalshme, ndërsa mundi edhe West Bromwiç me goleadë, 5-0 në atë që është vazhdimi i një ecurie prej 11 fitoresh me radhë në Premier League.
Tabela e golashënuesve të kësaj sfide kishte emra të ndryshëm nga Ikai Gundogan, mbrojtësi Canselo, Rihad Mahrez e Rahem Sterling.
41 pikë për qytetarët në klasifikim, ndërsa janë ata tashmë skuadra për t’u mundur. Arsenal po kalon një formë të mirë gjithashtu dhe është ngjitur ndjeshëm në klasifikim. Topçinjtë e Londrës fituan 3-1 përballë Southampton e tani shohin vendin 8, dhe zonën e Evropës më pranë. (A2 Televizion)