
Interi kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë pas fitores 2-1 në derbin me Milanin, ku nuk munguan golat, por edhe tensioni dhe përplasjet fizike në fushë.
Ndeshja filloi me sulme të shumta nga të dyja palët, ku Interi ka rastet më të qarta, por është Milani që kalon në avantazh në minutën 31, falë një goditje mjeshtërore të Zlatan Ibrahimovic.
Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e kuqezinjve, jo para se të përjetohet edhe një përballje e fortë, pothuajse fizike, midis Romelo Lukakut dhe vetë Ibrahimovic, që zgjat minuta të tëra.
Ballafaqimi mes të dyve nuk vijon në pjesën e dytë, sepse suedezi i Milanit ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe si pasojë të kuqin në minutën 58-të.
Nga ai moment, Milani kthehet në mbrojtje dhe protagonist bëhet portieri kuqezi Tatarusanu, që kryen të paktën tre ndërhyrje shpëtimtare.
Pro sulmet interiste konkretizohen në fundin e 10 minutave të dhëna për një dëmtim të arbitrit Valeri që u zëvendësua, dhe me protagonistin më të papritur. Ishte danezi Christian Eriksen, që deri tani kishte zhgënjyer, që me një goditje dënimi perfekte kaloi në avantazh Interin në kohën shtesë. (A2 Televizion)