Ibrahimovic zbulon të ardhmen: Spanjë, po kthehem

Nga A2 CNN
29 Tetor 2019, 16:45 | Futboll
Ibrahimovic zbulon të ardhmen: Spanjë, po kthehem

Zlatan Ibrahimovic i jep fund aventurës në kampionatin amerikan të futbollit. Largimin nga Los Angeles Galaxy, sulmuesi suedez e ka konfirmuar nëpërmjet një postimi në Instagram. Për zhgënjimin e skuadrave italiane, aty Ibrahimovic ka zbuluar edhe të ardhmen.

“Përshëndetje Spanjë, po kthehem”, ishte mesazhi i shkurtër i sulmuesit. Në të kaluarën, Zlatan ka luajtur me Barcelonën, ndërsa për momentin, destinacioni i radhës mbetet ende mister. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos