Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së Arjan Gosës në Kavajë, zbulohen dy pistat ku po heton policia

Nga A2 CNN
21 Maj 2023, 21:38 | Kronikë

Vrasja në Kavajë, policia identifikon autorin. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se autori është 31-vjeçari Habib Rexha, vëllai i viktimës tjetër të muajit mars, Altin Rexha. Policia e Shtetit ka publikuar foton e autorit dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij.

Sikurse u raportua më parë, vrasja është kryer për hakmarrje, pasi Altin Rexha dhe vëllai i Arian Grosës, Edmond Grosa mbetën të vrarë në mars të këtij viti pas një sherri banal. Ndërsa, vrasja e sotme lidhet me këtë ngjarje të dy muajve më parë, ku Habib Rexha duket se ka marrë hakun e vëllait.

“Kavajë/Informacion shtesë në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në një lokal, në Kavajë. Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit A. G.

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit A. G., i cili është shtetasi Habib Rexha, 31 vjeç.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 10000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.”, njofton Policia e Shtetit.

Megjithatë, policia po heton në pista. E para ka të bëjë me ngjarjen e ndodhur pak muaj më parë, ku mbeti i vrarë vëllai i tij Edmond Gosa. Ky i fundit u përfshi në një sherr me Altin Rexhën. Pas një debati, ata vranë njëri-tjetrin.

Pista tjetër ka të bëjë me një ngjarje të ndodhur 10 vite më parë, ku dy vëllezërit Gosa qëlluan me kazmë shtetasin Gentjan Gjuzi. Ky i fundit u plagos rëndë dhe vdiq pas pak muajsh në spital.

Kjo ishte edhe arsyeja pse ai e kishte ndërruar emrin nga Armand Gosa në Edmond. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/21/vrasje-me-arme-zjarri-ne-kavaje-viktima-qellohet-me-pistolete-ne-lokal/
https://a2news.com/2023/05/21/vrasja-ne-kavaje-viktima-u-qellua-me-plumb-ne-koke-ne-sy-te-te-atit-vellai-iu-vra-ne-mars/
https://a2news.com/2023/03/29/vriten-me-arme-2-persona-ne-kavaje/
https://a2news.com/2023/03/29/njeri-qelloi-me-thike-tjetri-me-pistolete-kush-jane-dy-viktimat-e-tragjedise-ne-kavaje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos