All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Të plagosurit me helikopter drejt Tiranës, dalin pamjet e aksidentit të Qafë – Thanës, flet shoferi i autobusit: Më erdhi përballë!

Nga A2 CNN
21 Maj 2023, 17:43 | Kronikë
All - Paragraf - 1

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në kthesat e Qafë – Thanës, ku një autobus pasagjerësh u përpas kokë më kokë me një automjet tip “Mercedes Benz”, e për pasojë ky i fundit ka shpërthyer në flakë.

Si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur gjashtë personat që udhëtonin me autoveturën, ndërsa nga autobusi pati vetëm dëme materiale, dhe asnjë të lënduar.

All - Paragraf - 3

Ndërkohë, në lidhje me aksidentin kanë folur shoferi dhe disa nga pasagjerët e autobusit, të cilët shprehen se shkak ishte automjeti tip “Benz”, i cili sipas tyre, humbi kontrollin në zbritje dhe u erdhi përballë, duke u përplasur.

Autobusi ishte me udhëtarë nga Kruja, të cilët kanë qenë për vizitë në Janinë ka qenë duke zbritur Qafë - Thanën, mjeti tjetër ka qenë duke i ngjitur për një moment ka humbur kontrollin dhe i ka dalë autobusit përpara i cili e ka përplasur. Po në këtë moment mjeti i vogël ka marrë flakë.

Të plagosurit, mes të cilëve edhe drejtuesi i mjetit, Indrit Mahmutllari, janë dërguar me urgjencë me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për ngjarjen. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/21/aksident-i-frikshem-ne-qafe-thane-autobusi-perplaset-me-veturen-kjo-e-fundit-shperthen-ne-flake-disa-te-plagosur/
https://a2news.com/2023/05/21/aksidenti-i-rende-ne-qafe-thane-reagon-policia-momenti-kur-te-plagosurit-nisen-me-helikopter-drejt-tiranes/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos