Kim: Ka ardhur koha për shtet ligjor, jo më lojëra

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2020, 14:12 | Politikë
Kim: Ka ardhur koha për shtet ligjor, jo më lojëra

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Yuri Kim, ka deklaruar se ka ardhur koha që në Shqipëri të ketë shtet ligjor, pasi shqiptarët kanë 30 vjet që e presin atë.

“Nuk mendoj se njerëzit duhet të presin deri në zgjedhjet e ardhshme për të pasur një Gjykatë Kushtetuese. As nuk duhet të presin pas vendimit të Bashkimit Europian për të pasur shtet ligjor. Ata e duan këtë gjë që tani. E donin një vit më parë, e donin 4 vite më parë, e donin 30 vite më parë. Ka ardhur koha, nuk ka më lojëra”, ka deklaruar ambasadorja amerikane në një intervistë me Zërin e Amerikës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos