IKMT në Vlorë, pritet të shemben godinat për zgjerimin e portit, banorët: Jemi në mëshirë të fatit

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2020, 10:07 | Aktualitet
IKMT në Vlorë, pritet të shemben godinat për zgjerimin e

Janë të shumta forcat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe të policisë që janë mbledhur tashmë në zonën e portit të Vlorës, në lagjen 1 Maji, ku pritet të fillojë sot procesi i shembjes së 15 objekte nga IKMT dhe policia lokale për t’i hapur rrugë projektit të zgjerimit të portit dhe fazën vijuese me Lungomare në drejtim të plazhit të vjetër.  

Bëhet fjalë për banesa të ndërtuara 50 vite më parë, por edhe objekte të reja. Sipas banorëve, ata nga ky moment gjenden në rrugë në kushtet e pandemisë. Pasi, sipas tyre, procesi i shpronësimit  do të bëhet i plotë për objektet më dokumentacion pronësore dhe i pjesshëm të atyre më proces legalizimi. 

Banorët ndihen të lënë në mëshirë të fatit, pasi deri sa të shpronësohet duhet të jetojnë me qira, por aktualisht gjenden në vështirësi ekonomike për të paguar.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos