Imazhe tronditëse. Në Bergamo, radhë të gjata arkivolesh

Nga A2 CNN
17 Mars 2020, 18:13 | Bota
Imazhe tronditëse. Në Bergamo, radhë të gjata arkivolesh

Pamjet nga Bergamo tregojnë më shumë se gjithçka tjetër atë që po ndodh në një pjesë të Lombardisë. Janë pamjet e më shume se 40 arkivoleve që presin radhën në kishën pranë varrezave të Bergamos.

Kisha është e madhe, por tani nuk ka më vend. Ashtu si sistemi i shëndetësisë, edhe varrezat kanë vështirësi të përballojnë situatën. Komuna kërkon punë pa ndërprerje, 24 orë në ditë. Një ekip i Reuters dëshmoi 2 varrime në një orë, përgjatë 6 orëve qëndrimi atje.

Por, arkivolet janë shumë më shumë. Të afërmit lejohen të hyjnë në varreza dhe t’i thonë lamtumirën të dashurve të tyre, në numër të kufizuar dhe duke ruajtur distancën nga njëri-tjetri.

Shifrat janë të pamëshirëshme: 405 nga 2158 viktimat e konfirmuara në Itali, janë në Bergamo, ndërsa të infektuarit janë dyfishuar në me pak se 4 ditë.

Mjekët dhe infermierët janë të sfilitur dhe rrëfimet nga spitali flasin për një sistem në kolaps.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos