Imzot George Frendo për politikën: Mos kërkoni votën kur e harroni atë

Nga A2 CNN
22 Shtator 2020, 10:36 | Aktualitet
Imzot George Frendo për politikën: Mos kërkoni votën kur e

Gjatë intervistës në A2, imzot George Frendo foli dhe rreth zhvillimeve të fundit në vend pas tërmetit dhe situatës së krijuar nga pandemia.

Imzot Frendo u shpreh se këto dy ngjarje treguan përveç të keqes dhe dy gjëra të mira që ishin solidariteti dhe vlera e jetës njerëzore.

“Unë në kohën e tërmetit dhe pas tij kam folur në mënyrë më pozitive sepse jam i bindur se dhe nga e keqja mund të dalë një gjë e mirë. Në atë periudhë kemi parë një solidaritet të madh. Nuk harroj atë ditë telefonatën e parë që kam marrë nga ipeshkvi i Kosovës i cili dërgoi ndihma. Domethënë ishte një rast për të vlerësuar solidaritetin.

Për sa i përket pandemisë dhe këtu duhet të shohim diçka pozitive, veçanërisht vlerën e jetës. Nga ana e politikës kemi sakrifikuar ekonominë e vendit, turizmin si edhe nga ana e besimeve kemi sakrifikuar kremtimet tona kryesore.  Kjo ndodhi sepse vlerësojmë jetën njerëzore”, u shpreh imzot Frendo.

Në fund, arqipeshkvi Frendo bëri dhe një apel për politikanët shqiptarë duke qenë se politika ka ndezur motorët për fushatën e ardhshme elektorale.

Imzot Frendo kërkoi nga politikanë të mendojnë për të mirën e përbashkët dhe të mos e kërkojnë votën e qytetarëve nëse i harrojnë ata.

“Unë shumë herë kam folur për nevojën që politikanët të kërkojnë të mirën e të përbashkët dhe jo të partisë. Dhe tani që ka nisur gara për votat. Njerëzit nuk janë vetëm për votat. Nuk është mirë të kërkojnë votën pastaj të harrojnë. Uroj që politikanët të tregojnë respektin e duhur ndaj atyre që janë të mënjanuar në shoqëri”, tha imzot Frendo. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/09/22/6-vjet-nga-vizita-ne-tirane-imzot-frendo-rikujton-mesazhet-e-atit-te-shenjte/
https://a2news.com/2020/09/21/6-vite-nga-vizita-e-papa-franceskut-ne-tirane-meta-koha-nuk-pret-me/

A2 CNN Livestream

Latest Videos