PD: Kandidati i LSI-PDK fshehu dënimin për vjedhje në Angli, të përjashtohet nga kandidimi

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2022, 10:34 | Politikë

Partia Demokratike i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve verifikimin, sipas ligjit të dekriminalizimit, të kandidatit të koalicionit “Shtëpia e lirisë” në Lushnjë, Elton Bano.

PD-ja thotë se ka të dhëna se ai ka fshehur një dënim për vjedhje në Britaninë e Madhe. “Sipas informacioneve të verifikuara në rrugë konfidenciale nga Partia Demokratike, rezulton se shtetasi Elton Ilir Bano, i datëlindjes 24.07.1978 ka qenë i proceduar dhe i dënuar në Britaninë e Madhe për kryerjen e veprës penale të vjedhjes, në periudhën 1998-2000”, thuhet në kërkesën e PD-së drejtuar KQZ-së.

PD-ja thekson se këto të dhëna janë fshehur qëllimisht në deklarimin e kandidatit, një fakt që sjell përjashtimin e menjëhershëm të tij. “Fshehja e këtyre të dhënave ka qenë me qëllim për të penguar institucionet të kryejnë verifikimin”, thuhet në kërkesën e PD-së për verifikimin e Elton Banos. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos