Veliaj: Je dënuar për shpifje. Tabaku: Ti e përdor SPAK-un si qen sulmi

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2022, 11:06 | Politikë
Veliaj: Je dënuar për shpifje. Tabaku: Ti e përdor SPAK-un si qen

Dëshmia e kryebashkiakut  të Tiranës, Erion Veliaj, në Komisionin Hetimor për inceneratorët ka kaluar në akuza personale mes tij dhe kryetares së komisionit, Jorida Tabaku.

Veliaj e ka cilësuar Tabakun si shpifëse, duke shtuar se qëndrimin e tij e bazon në vendimet e Gjykatës. “Jemi përballur në gjykatë dhe ke dalë shpifëse. Je dënuar për shpifje”, tha Veliaj.

Tabaku i është përgjigjur po me akuza, duke e quajtur gënjeshtari më i madh në Tiranë. “Fatkeqësia më e madhe në këtë vend është se përdor SPAK-un si qen sulmi”, tha Tabaku.

Gjatë seancës së sotme, përveç Veliajt është parashikuar të dëshmojë edhe Ëngjëll Agaçi, sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Damian Gjiknuri, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe Alqi Bllako, deputet i Kuvendit të Shqipërisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/22/veliaj-zoton-dhe-mertirin-i-njoh-nga-fotot-me-drejtuesit-e-pd-ne-zimbabve-tabaku-deshmia-e-rreme-perben-veper-penale/
https://a2news.com/2022/02/21/me-6-mars-do-merrni-pergjigje-kryebashkiakja-e-durresit-largohet-nga-komisioni-hetimor-per-inceneratoret/
https://a2news.com/2022/02/21/balluku-vjedhja-430-milione-euro-si-historia-e-2-mije-karrigeve-per-5-mije-delegate-tabaku-me-kete-7x742-shkoi-njeri-ne-burg/

A2 CNN Livestream

Latest Videos