
Dëshmia e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, në Komisionin Hetimor për inceneratorët, ka nisur me debate.
Kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, e pyeti Veliajn nëse njihte Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugalljan. Veliaj u përgjigj: “I njoh pasi kam parë fotot me drejtuesit e PD në Zimbabve. I kam parë në foto me Gert Bogdanin, drejtuesin e marrëdhënieve me jashtë në PD”.
“Nuk kam kryer asnjë diskutim, apo udhëtim, jam njohur nga mediat me këto personazhe. Nëse kjo quhet njohje, atëherë i njoh”, iu përgjigj Veliaj.
Sipas Tabakut, kjo nuk ishte e vërtetë dhe i tha kryebashkiakut se “dëshmia e rremë përbën vepër penale”. (A2 Televizion)