Incident mes mbështetëses së Bashës dhe Evi Kokalarit në selinë e PD

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2021, 15:46 | Politikë
Incident mes mbështetëses së Bashës dhe Evi Kokalarit

Pas mbledhjes së forumit të gruas të PD në selinë e partisë, aktivistja Evi Kokalari, është përballur me disa zonja, mbështetëse të Lulzim Bashës në shkallët e godinës.

Ndërsa po flisnin për mediat bashkë me Albana Vokshin për atë që do të bënin deri në 18 dhjetor, ku sipas vendimit të marrë nga kuvendi kombëtar i PD do të ratifikohet me referendum në degë shkarkimi i Bashës, një grua i është afruar zonjës Kokalari, duke e pyetur se kush ia paguante udhëtimet që bënte nga Shtetet e Bashkuara drejt Shqipërisë. Konfrontimi fizik mes dy grave u shmang nga Albana Vokshi.

Kokalari u votua të shtunën e kaluar nga delegatët për të qenë pjesë e komisionit të rithemelimit të PD. Basha dhe mbështetësit e tij nuk e njohin kuvendin e 11 dhjetorit dhe vendimet e dala prej tij dhe kanë thërritur një tjetër kuvend, me 18 dhjetor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos