Basha: Edhe ish-qeverisja e PD ka pasur korrupsion, të vendosur ta luftojmë

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2021, 13:28 | Politikë
Basha: Edhe ish-qeverisja e PD ka pasur korrupsion, të vendosur ta

“Edhe ish-qeverisja e PD ka pasur pjesën e saj në këtë plagë të madhe për gjithë shoqërinë! Por, ne jemi të vendosur të ecim përpara, të shkëputemi nga e kaluara jonë e keqe dhe të zgjedhim të ardhmen që vetëm ne mund ta sjellim për shqiptarët”.

Kështu u shpreh Lulzim Basha, këtë të martë, në një komunikim me gazetarët në lidhje me arrestimin e ish-ministrit Koka dhe korrupsionin në vend.

Basha u shpreh se PD-ja mbështet drejtësinë në të gjitha veprimet e saj kundër korrupsionit. “Unë dhe PD-ja përshëndesim të gjithë ata prokurorë dhe hetues të sistemit të ri të drejtësisë që kanë filluar të godasin korrupsionin në nivelet më të larta me gjithë presionin e madh të përditshëm! Ashtu siç kemi bërë dhe do vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë me denoncimet për korrupsionin galopant të qeverisë Rama, qeveria më e korruptuar në Europë, sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare, ashtu ne do të përkrahim dhe përshëndesim me forcë të gjitha goditjet që drejtësia bën kundër armikut të mirëqenies së shqiptarëve”, tha Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos