Referendumi për shkarkimin e Bashës, Shehu: Partia po del nga kriza, kryetar s’të bëjnë ambasadorët

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2021, 14:16 | Politikë
Referendumi për shkarkimin e Bashës, Shehu: Partia po del nga kriza,

Tritan Shehu, deputet i PD-së, foli në Ditarin e mesditës në A2 CNN mbi atë që do të ndodhë këtë të shtunë të 18 dhjetorit, ku është parashikuar të mbahet referendumi për shkarkimin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

“Mbas këtij kuvendi nuk ka kuvend tjetër. Të gjithë janë të impenjuar për datën 18 dhjetor. Kemi hyrë në një situatë zhvillimesh pozitive në PD. Partia po del nga kriza që ka pasur, nga mungesa e reagimit. Foltoret e gjallëruan, u formalizuan në kuvend, nga ku do të vazhdojmë me vendimet e marra aty”, u shpreh Shehu.

Sa i përket takimit të një dite më parë të Bashës me ambasadorët në vendin tonë, Shehu u shpreh: Ata shkruan me kërkesën e zotit Basha aty. Nuk e vendosin ata se kush është kryetari i PD-së, këtë e bën anëtarësia e PD-së. Spektrin e të qenit kryetar nuk ta japin dot ambasadorët”, u shpreh Shehu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos