Incident në det, varkat koreanoveriore hapin zjarr ndaj marinës ruse

Nga A2 CNN
17 Shtator 2019, 18:02 | Bota
Incident në det, varkat koreanoveriore hapin zjarr ndaj marinës ruse

Rojet bregdetare ruse bëjnë me dije se kanë ndaluar 2 varka koreanoveriore në ujërat territoriale në Detin e Japonisë pasi një prej tyre hapi zjarr ndaj patrullës ruse.

Sipas shërbimeve të sigurisë ruse, dy anijet e peshkimit me flamur të Koresë së Veriut dhe 11 motobarka po peshkonin ilegalisht në brigjet lindore. Kur rojet bregdetare ndërhynë dhe ndaluan të parën, e dyta hapi zjarr mbi ta. Si pasojë e të shtënave 3 roje kufitare ruse mbetën të plagosur. Për këtë arsye u ndaluan të dyja varkat, brenda të cilave ndodheshin 80 persona.

Pas këtij incidenti Ministria e Jashtme ruse ftoi për sqarime të mëtejshme diplomatin më të lartë koreanoverior që ndodhet në Moskë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos