Pezullimi i Parlamentit, Gjykata e Lartë Britanike shqyrton vendimin e Johnson

Nga A2 CNN
17 Shtator 2019, 15:38 | Bota
Pezullimi i Parlamentit, Gjykata e Lartë Britanike shqyrton vendimin e

Gjykata e Lartë britanike po shqyrton legjitimitetin e pezullimit të punimeve të parlamentit për 5 javë nga qeveria e Boris Johnson.

Për të vendosur nëse shefi i qeverisë shkeli ligjin me arsyetimin e dërguar mbretëreshës Elizabeth II, janë thirrur 11 nga 12 gjykatësit supremë të Britanisë së Madhe.

Ata do të marrin për bazë vendimin e gjykatës së shkallës së parë në Londër dhe Skoci. Data e prezantimit të qëndrimit zyrtar nuk dihet ende, pasi dhe për 3 ditë të tjera do të ketë seanca dëgjimore.

E ndërsa brenda zhvillohet një betejë ligjore, jashtë gjykatës së lartë, qindra britanikë protestuan kundër planeve të Johnson për Brexit. Ata kërkuan që të shmanget largimi pa ujdi nga Bashkimi Europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos