Izraeli voton, garë e ngushtë mes Netanjahut dhe Gantz

Nga A2 CNN
17 Shtator 2019, 11:10 | Bota
Izraeli voton, garë e ngushtë mes Netanjahut dhe Gantz

Izraelitët votojnë sot në zgjedhjet e dyta të përgjithshme në 5 muaj. Kryeministri Beniamin Netanjahu shpalli zgjedhje të parakohshme pasi nuk arriti të krijonte dot një shumicë funksionale pas votimit në muajin prill.

Sondazhet e fundit sugjerojnë se partia e tij e djathtë Likud ka një diferencë të ngushte me partinë bardhë e blu të qendrës, e drejtuar nga Benny Gantz, ish kreu i ushtrisë .

 “Rezultatet parashikohen të jenë të ngushta, prandaj u bëj thirrje izraelitëve të votojnë. Duhet të vijnë të votojnë ashtu si unë dhe gruaja ime, nuk ka rëndësi se për kë”, ftoi votuesit kryeministri izraelit.

 “Ata që nuk duan të shohin shkeljen e parimeve të demokracisë të dalin e të votojnë për Bardhë e Blu”, deklaroi ndërkohë “rivali” Gantz.  

Mendohet se partitë e vogla do të kenë rol vendimtar në rezultatin përfundimtar. Negociatat për krijimin e një qeverie të re pritet të nisin menjëherë pas përfundimit të votimit në 22 të mbrëmjes, ku publikohen edhe exit pollet e para.

https://a2news.com/2019/04/10/zgjedhjet-ne-izrael-netanjahu-pritet-te-siguroje-mandatin-e-peste/

Likud dhe partia Bardhë e Blu siguruan secila nga 35 vende në parlamentin me 120 anëtarë, në muajin prill. Netanjahu shpalli fitoren, me bindjen se do të siguronte shumicën me mbështetjen e partive më të vogla të se djathtës dhe atyre fetare. Por pas disa javësh kaotike përpjekja për krijimin e një koalicionit dështoi.

Netanjahu ka treguar se është i gatshëm të bëjë gjithçka për të fituar, duke shfrytëzuar miqësinë me Donald Trump dhe duke premtuar të aneksojë territore të reja në bregun perëndimor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos