All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Indi, janë mijëra të ndaluarit pas protestave për ligjin e shtetësisë

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2019, 17:42 | Bota
All - Paragraf - 1

Policia e Indisë ka ndaluar mijëra persona që kanë thyer ndalimin e mbajtjes së protestave kundër ligjit kontrovers për shtetësinë.

Ndalimi u vendos nga qeveria e kryeministrit nacionalist, Narendra Modi në Delhi dhe disa qytete të tjera. Gjithashtu autoritetet kanë ndërprerë internetin në pjesë të ndryshme të kryeqytetit të Indisë në afërsi të protestave.

All - Paragraf - 3

 Prej disa ditësh, qytetarë të shumtë manifestojnë kundër ligjit të ri për shtetësinë, pasi e konsiderojnë të padrejtë dhe në kundërshtim me vlerat e republikës laike.

https://a2news.com/2019/12/16/ligji-per-shtetesine-trazira-te-renda-ne-indi-nga-protestat-studentore/

Ligji i ri u ofron shtetësinë indiane të gjithë emigrantëve ilegalë jo myslimanë të ardhur nga Pakistani, Bangladeshi dhe Afganistani. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos