Përplasja e “titanëve” në derbi, jepet dënimi për Ibrahimovic dhe Lukakun

Nga A2 CNN
29 Janar 2021, 13:32 | Futboll
Përplasja e “titanëve” në derbi, jepet dënimi

Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku ishin protagonistë kryesorë në derbin e mesjavës në Kupën e Italisë mes Interit dhe Milanin, jo për golat e shënuar, por për përplasjen që patën në fundin e pjesës së parë.

Gjykata Sportive në Itali ka dhënë vendimin për dy sulmuesit, duke i pezulluar ata me vetëm një javë.

Megjithatë, duket se ende kjo çështje nuk është mbyllur, pasi Prokuroria Federale mund të ndërhyjë edhe pa procesverbalin e arbitrit, e të marrë në shqyrtim provat televizive për të dënuar dy protagonistët e sherrit aspak të këndshëm në derbi.

Megjithatë, ende nuk kemi një reagim nga ky organ i Federatës Italiane të Futbollit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos