
Thomas Strakosha është duke kaluar momentin më të vështirë të karrierës së tij te skuadra e Lazios. Pasi humbi vendin e titullarit, tashmë portieri shqiptar është duke u përballur edhe më një dëmtim në gju.
Mediat italiane kanë shkruar së fundmi se 25-vjeçari, i cili është në kontratë me Lazion deri në vitin 2022, mund t’i nënshtrohet një ndërhyrje në gju, e cila do të bënte që gardiani kuqezi të humbiste një pjesë të madhe të gjysmës së dytë të këtij sezoni.
Deri tani, Strakosha është aktivizuar vetëm në 8 ndeshje me skuadrën e Lazio-s në të gjitha kompeticionet, me një total prej 720 minutash, ku ka pasuar 14 gola.
Tashmë, një peshë e madhe bie mbi portierin veteran, Pepe Reina, për pjesën e mbetur të këtij sezoni. (A2 Televizion)