Infektimet nga Omicron, mjeku: Nëse s’hyn varianti Ba.2 do të ulet kurba, vëmendja te shtrimet në spital

Nga A2 CNN
28 Janar 2022, 16:27 | Aktualitet
Infektimet nga Omicron, mjeku: Nëse s’hyn varianti Ba.2 do të

Situata me pandeminë gjatë këtij muaji në vendin tonë na afroi me të njëjtin realitet të asaj çfarë përjetoi në dhjetor Europa Perëndimore. U paralajmërua se Omicron do të kishte një transmetueshmëri më të lartë se Delta dhe kështu ndodhi. Që prej datës 5 janar kurba e infektimeve në Shqipëri nisi rritjen për të regjistruar ditë pas dite shifra rekord, që nga nisja e pandemisë. Shifrat e larta të të prekurve u ndihmuan edhe nga prania e variantit Delta.

“Në janar nuk patëm vetëm variantin Omicron, por edhe Deltën. I duhet koha e tij të spostojë Deltën me të paktën 4 javë. 4 javë kaluan dhe tani kemi 95% Omicron. Nëse nuk hynë variant BA.2 kurba do të nisë të ulet”, tha mjeku Ilir Alimehmetaj.

https://a2news.com/2022/01/28/ekspertet-optimiste-per-omicron-por-del-nje-variant-i-ri/

Numri i infektimeve ka nisur të ulet edhe të nxënësit në shkollë. Ministria e arsimit raporton se janë përgjysmuar rastet, pas shkëputjes tre ditore nga mësimi. Megjithatë, sipas epidemiologut Alimehmeti ky nuk është shqetësimi real, pasi vëmendja duhet të jetë te mosha e tretë dhe shtrimet në spital.

“25% më pak raportohen shtrimet në spitalet Covid krahasuar me një muaj më parë kur dominonte delta.  Fëmijët e kalojnë më lehtë dhe mësuesit janë të vaksinuar. Pra nuk na shqetëson infektimi i këtyre kategorive. Nëse infektohen 50 mijë të rinj e të vaksinuar, nuk ndodh gjë. Nëse infektohen 500 mosha të treta e të pavaksinuara, mbushen spitalet”, shtoi Alimehmeti.

https://a2news.com/2022/01/25/gripi-dhe-omicron-dyfishohen-vizitat-ambulatore-ne-qendrat-shendetesore/

Shtimi i testimeve është medota më e mirë për të parë realisht se në çfarë pike ndodhet Shqipëria. Të njëjtën gjë po bën Kosova, e cila ka një pozitivitet më të ulët të rasteve sesa vendi ynë, ndonëse ka më shumë infektime të raportuara.

“Kosova teston 15 mijë, ne 7 mijë. Sigurisht që ka më shumë infektime pro vetëm 25% janë pozitiv, ne kemi 31% pozitivitet”.

https://a2news.com/2022/01/25/pfizer-dhe-biontech-fillojne-provat-klinike-per-vaksinen-specifike-te-omicron/

Shqipëria ndërkohë nuk e ka prekur ende vaksinimin e gjysmës së popullatës. Shifrat tregojnë për 43% të qytetarëve që janë vaksinuar, me një mesatare ditore që nuk i tejkalon 5600vaksinime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos